Pas sezonit aktual, do të kemi një miqësore të “El Clasicos” gjatë verës

Pas sezonit aktual, do të kemi një miqësore të “El Clasicos” gjatë verës

Sezoni aktual i La Ligas veçse është drejt mbylljes, ku ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu zhvilluar.

Kampioni i këtij sezoni është vendosur, ku gjiganti spanjoll Real Madrid ka arritur ta fitojë titullin e La Ligas, përcjell KosovaPress.

Si gjithmonë, edhe ky sezon ka prodhuar disa ndeshje tejet interesante, ndër to edhe dy “El Clasicot” e famshme mes Real Madridit e Barcelonës.


Ndërkaq, tani siç raportohet nga Helena Condis, Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë një “El Clasico” tjetër këtë verë.

Dy gjigantët e La Ligas do të takohen në Las Vegas këtë verë, për të zhvilluar një “El Clasico” por kësaj radhe në rolin e miqësores.

Po ashtu, Barcelona do të luajë edhe tre miqësore të tjera, ku do të përballet me Inter Miami në Miami, me Juventusin në Los Angeles dhe me New York Red Bulls në New York.

Lexo edhe

Video