Pas raportimeve për detyrim paraqitje, reagon Monika Kryemadhi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Pas raportimit për arrestim të Ilir Metës dhe masës për detyrim paraqitje ndaj Monika Kryemadhit ka raportuar kjo e fundit.
Kryemadhi ka thënë se nuk ka dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi të apo babain e fëmijëve të saj.
“Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare. Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi. Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike”, tha ajo.
Kryemadhi tha se persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po ju bëhet, nuk ndalon sipas saj opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
“Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët”, ka shkruar ajo.