Pas Pjanic – Arthur, ja ideja e re e shkëmbimit ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës

Pas Pjanic – Arthur, ja ideja e re e shkëmbimit ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës

Gazeta torineze “Tuttosport” pretendon se Juventusi dhe Barcelona mund të hyjnë në negociata mbi një marrëveshje shkëmbimi përfshirë Paulo Dybalan dhe Ousmane Dembelen.

Një vit pas marrëveshjes që çoi Miralem Pjanicin në “Camp Nou” dhe Arthur Melon në drejtim të kundërt, gazeta pretendon se “Bianconerët” mund të kthehen për të bërë biznes me “katalanasit”.


Dybala nuk ka rinovuar me “Bianconerët” dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022, që do të thotë se e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt, përcjellë KosovaPress.

“Football Italia” zbuloi më herët se Juventusi po refuzon të rrisë ofertën e tyre të kontratës për Dybalan, që do të thotë se “Bianconerët” mund të duhet të shesin argjentinasin këtë verë për të shmangur largimin e tij si agjent i lirë.

Barcelona është në një situatë të ngjashme me anësorin francez Dembele dhe raporti pretendon se të dy klubet mund të zhvillojnë një operacion të ngjashëm me atë Pjanic – Arthur verën e kaluar.

Lexo edhe

Video