“Shtëpia po digjet”, Hovenier për zhvillimet në veri: Situatë urgjente

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23”, si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Ai ka deklaruar se janë duke menduar për implikime të tjera, ndërsa ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ShBA-të për veprimet në pjesën veriore të vendit.

Ambasadori amerikan ka theksuar dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës: të mos insistojë që kryetarët e zgjedhur të punojnë nga ndërtesat komunale, si dhe të tërheq zyrtarët policorë nga ndërtesat e komunave.

Hovenier ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri. Si pasojë e kësaj, ai ka thënë se “për Kosovën ushtrimi Defender Europe 2023 ka marrë fund”.

“Ne mendojmë që kjo situatë është urgjente. Kjo është një situatë e tillë, ta krahasoj, sikur ta keshë shtëpinë në flakë. Së pari duhesh ta ndalësh zjarrin. Pra SHBA nuk do të ketë shumë durim për të pritur që të ndërrmirren veprime për te de-eskaluar situatën në veri”, ka thënë ai.


Këto komente, diplomati amerikan i ka bërë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë.

“Operacioni që ka ndodhur të premten, për të siguruar qasje me dhunë në ndërtesat komunale, ishte i pakoordinuar me SHBA-të. Kur e kuptuam që kjo po ndodhë, këshilluam që kjo të ndalet sepse i parashikuam pasojat të cilat po i shohim tash”, ka thënë ai.

Sipas tij, përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar është indikacioni i parë për këtë.

“Indikacioni i parë i kësaj është vendimi i Gjeneral Komolit, udhëheqës i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, për të përjashtuar pjesëmarrjen e Kosovës në ‘Defender Europe 23’, që ndodhi gjatë natës dhe siç e keni parë, sot nuk pati aktivitete të Defender 23 dhe as nuk do të ketë. Për Kosovën ky ushtrim ka marrë fund. Jemi duke menduar për implikime tjera. Më duhet të them që në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti të marrë hapa urgjent që të arrijë deeskalim në veri. Nuk ka reaguar ndaj këtyre kërkesave tona. Kështu që jemi duke menduar se cilat do të jenë veprimet tona të mëtejshme”, ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video