Pas paraqitjeve mbresëlënëse, Southamptoni me ofertë rekorde për Brojën

Pas paraqitjeve mbresëlënëse, Southamptoni me ofertë rekorde për Brojën

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, skuadra angleze Southampton pritet që të bëjë një ofertë drejt kampionit evropian Chelsea për sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Raportohet se Southampton do të ofrojë një shifër rekorde prej 30 milionë eurosh për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, mbetet të shihet pozita e Chelseat në këtë situatë, pasi që trajneri i “Bluve” Thomas Tuchel është një admirues i madh i Brojës.


Para disa ditësh, në një konferencë për media trajneri Tuchel kishte thënë “Ai është lojtari jonë”.

Chelsea e kishte rikthyer Armando Brojën nga huazimi te Vitesse, ku më pas ia vazhdoi kontratën deri në qershor të vitit 2026.

Në muajin gusht, Broja u dërgua përsëri në huazim te skuadra e Southamptonit, ku është duke treguar paraqitje tejet mbresëlënëse.

Në 18 paraqitje në Premier Ligën angleze këtë sezon, Broja ka regjistruar pesë gola dhe një asistim për Southamptonin.

Lexo edhe

Video