Pas një mosmarrëveshje, grushte dhe ndjekje me makinë në Malishevë

Pas një mosmarrëveshje, grushte dhe ndjekje me makinë në Malishevë

Policia në Malishevë arrestoi dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar me grushte viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar.

Ndërsa i dyshuari tjetër brenda në oborrin e stacionit policor kishte goditë me grusht viktimën e njëjtë.


Njëri prej të dyshuarve ka marrë tretman mjekësor për shkak të një lëndimi.

Pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video