Pas ndeshjes flet Armend Thaqi: Dominuam kundërshtarin, ishim të shpërqendruar kur pësuam golin

Pas ndeshjes flet Armend Thaqi: Dominuam kundërshtarin, ishim të shpërqendruar kur pësuam golin

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, debutoi sot në garat evropiane, ku edhe barazoi si vendas kundër skuadrës së Zalgiris.

Në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve, Ballkani dhe Zalgiris barazuan me rezultat 1:1.

Golin për skuadrën e Ilir Dajës e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 15’, kurse golin e barazimit për kampionin e Lituanisë, dhe të fundit të ndeshjes, e shënoi Oliver Buff në minutën e 25’, përcjell KosovaPress.

Pas ndeshjes, ka folur mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili tha se pavarësisht barazimit skuadra tregoi paraqitje të mirë dhe dominuese në fushë.


“Ishte paraqitja jonë e parë dhe mendoj se ishte një paraqitje shumë e mirë, e dominuam plotësisht kundërshtarin, me ndeshjen që mund të përfundonte edhe 4 me 0”, tha Thaqi.

Po ashtu, mbrojtësi i krahut të djathë tregoi pse Ballkani pësoi golin që rezultoi të ishte i barazimit, ndërsa tha se në ndeshjen e kthimit do të kërkohet vetëm kualifikimi.

“E pranuam golin për shkak të shpërqendrimit, por ky është futbolli dhe duhet të shkojmë atje dhe të kërkojmë kualifikimin”, tha Thaqi.

Ndeshjen e kthimit Ballkani e zhvillon më 12 korrik si mysafirë i Zalgiris në stadiumin “LFF stadionas” në Vilnius.

Lexo edhe

Video