Pas Llapit, edhe Drita publikon formacionin zyrtarë për finalen e Kupës së Kosovës

Pas Llapit, edhe Drita publikon formacionin zyrtarë për finalen e Kupës së Kosovës

Sonte me fillim nga ora 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Dritës dhe Llapit, e vlefshme kjo për finalen e Kupës së Kosovës.

Të dy skuadrat kanë sytë vetëm nga ky trofe, pasi që siguruan biletat drejt garave evropiane për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.


Drita do të synojë me çdo kusht fitoren sot në mënyrë që ta fitojë trofeun në fjalë pas afro dy dekadave, ku në garën deri në finale, gjilanasit në çerekfinale e mposhtën Ulpianën me rezultat 3:0, kurse në gjysmëfinale eliminuan Ramiz Sadikun, ku brenda dy ndeshjeve rezultati tregonte 5:2 në favor të Dritës.

Tanimë, sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Ardian Nuhiu ka publikuar formacionin e tij me të cilin do ta fillojë këtë ndeshje, dhe atë e gjeni më poshtë.

Drita (4-3-3): Rexhepi; Blakqori, Cuculi, Limani, Islami; Broja, Namani, Jashari; Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj

Lexo edhe

Video