Pas kronikës së Kosovapress-it ​familja e A.G. ndihmohet me gjëra ushqimore dhe para

Pas kronikës së Kosovapress-it ​familja e A.G. ndihmohet me gjëra ushqimore dhe para

Pasqyrimi i jetës së një 27 vjeçare me dy fëmijët e saj përmes një kronike të realizuar nga Agjencia e Ljameve KosovaPress, ka ngjallur ndjenjat e shumë qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Me t’u publikuar storia që pasqyron jetën e rëndë të një gruaje me inicialet A.G. që jeton me vetëm dy fëmijët e saj në lagjen Kodra e Trimave, shumë qytetarë shprehen interesimin për t’i dalë në ndihmë.


Menjëherë u grumbulluan pako ushqimore, por edhe të holla të cilat iu dërguan në shtëpinë e saj.

E vetme, me dy fëmijë të vegjël, të cilët përveç kujdesit kërkojnë edhe kushte më të mira ekonomike, 27-vjeçarja nga Prishtina po jeton si më keq. Për jetën e vështirë që po bën, dhe vuajtjet e jetës A.G. e martuar para gjashtë vitesh, rrëfen me frikë se do t’i zbulohet identiteti.

Ish-bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë ndaj saj, derisa rrëfen për KosovaPress, çdo fjali që e thotë e shoqëron me lot, derisa tregon se që tre muaj ka mbetur e vetme me fëmijët në një shtëpi, e cila as e saj nuk është.

Lexo edhe

error: