Pas kartonit të kuq ndaj Xhakës, tifozët e Arsenalit largohen nga stadiumi

Pas kartonit të kuq ndaj Xhakës, tifozët e Arsenalit largohen nga stadiumi

“Topçinjtë” janë në probleme të mëdha, ku si duket do ta regjistrojnë humbjen e tretë radhazi, në tre ndeshjet e para të sezonit 2021/22.

Derbi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit është duke shkuar në mënyrën më të mirë për kampionin e Premier Ligës angleze, ku pas pjesës së parë janë në avantazh prej tre golave, përcjell KosovaPress.

Përveç që janë disavantazh 3:0, skuadra e Arsenalit pjesën e dytë do ta zhvillojë me një lojtar më pak, kapitenin e tyre Granit Xhakën, pasi që ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq.


Pas ndëshkimit të Xhakës me të kuq, tifozët e Arsenalit shihen të jenë tejet të frustruar me paraqitjen e “Topçinjëve”, madje disa prej tyre fillojnë të largohen nga stadiumi.

Videon e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video