Pas humbjes nga Maccabi flet Cuadrado: Fatkeqësisht këto gjëra ndodhin

Pas humbjes nga Maccabi flet Cuadrado: Fatkeqësisht këto gjëra ndodhin

Gjiganti italian, Juventus u turpërua sot si mysafirë nga skuadra e Maccabi Haifas, ku pësoi humbje me rezultat 2:0, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ishte humbja e tretë për Juventusin në katër ndeshje të zhvilluara deri tani në këtë garë, ku tani e rrezikon seriozisht kualifikimin tutje, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, futbollisti i Juventusit, Juan Cuadrado komentoi humbjen e sotme nga Maccabi, ku tha se këto gjëra mund të ndodhin, si dhe tregoi se si Juventusi mund të del nga kjo krizë e rezultateve negative.


“Fatkeqësisht këto janë gjëra që mund të ndodhin në futboll, ne duhet me doemos të provojmë që të këndellemi dhe të fokusohemi në kampionat. Vetëm nëse jemi të bashkuar mund të largohemi nga kjo situatë”, tha Cuadrado.

“Duhet të besojmë deri në fund, të bëjmë punën tonë 100% dhe të shohim si shkojnë gjërat. Pse kjo krizë? Trajneri është duke bërë çdo gjë që të na mbajë të bashkuar, ne jemi të gjithë një ekip. Duhet të kemi më shumë besim si një familje, dhe mendoj se mund t’ia arrijmë. Ne kemi dalë nga situata të shumta të vështira, dhe unë mendoj që nëse besojmë, atëherë do të dalim edhe nga kjo situatë po ashtu”, shtoi më tej Cuadrado.

Pas humbjes së sotme, Juventusi zë vendin e tretë në Grupin H me vetëm tre pikë të tubuara, katër sosh më pak se vendi i dytë, Benfica.

Video