Pas humbjes kundër Brentford, Chelsea kërkon fitoren kundër Southampton, ja formacionet zyrtare

Pas humbjes kundër Brentford, Chelsea kërkon fitoren kundër Southampton, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Southamptonit dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për xhiron e 32 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, Southampton barazoi 1:1 me skuadrën e Leeds United, kurse Chelsea u mposht në shtëpi kundër Brentfordit me rezultat 4:1, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 59 pikë, krahas Southamptonit që renditen në vendin e 12 me 36 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Southamptonin nuk do të paraqitet ylli shqiptar Armando Broja, i cili është i huazuar nga Chelsea te Southampton dhe si pjesë e marrëveshjes, Broja nuk mund të luajë kundër skuadrës së tij, ndërsa do të mungojnë edhe Long, Lyanco dhe McCarthy.


Në anën tjetër, te Chelsea do të mungojnë Chilwell, Hudson-Odoi, Lukaku dhe Ziyech.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Southampton (4-4-2): Forster; Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Ward-Prowse, Romeu, Armstrong; Adams, Armstrong

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Alonso, Kante, Loftus-Cheek, Kovacic; Mount, Havertz; Werner

Lexo edhe

Video