Pas Gjermanisë, Agim Ademi zbarkon në Slloveni, ja me kë është takuar atje

Pas Gjermanisë, Agim Ademi zbarkon në Slloveni, ja me kë është takuar atje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në vazhdën e vizitës së tij disaditore në Evropë, ka takuar sot në Lubjanë edhe homologun e tij slloven, Radenko Mijatoviq.

Gjatë këtij takimi të krerët e futbollit të dyja vendeve diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave në segmente të ndryshme në të ardhmen, me qëllim të progresit të futbollit. Ata vunë në pah raportet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehën interesimin që këto raporte t’i thellojnë me projekte konkrete, përcjellë KosozvaPress.


Ademi qëndroi për disa ditë në Gjermani ku u raportua se ka zhvilluar takime me disa kandidatë potencial për të marrë postin e trajnerit në Kombëtaren e Kosovës i cili vazhdon të jetë i zbrazët që nga largimi i zviceranit Bernard Challandes.

Mbase kjo vizitë ne Slloveni mund të jetë shfrytëzuar nga Ademi edhe për të diskutuar rreth ndonjë emri të ri për Kosovën.

Lexo edhe

Video