Pas fitores së Ballkanit flet Daja: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë por kemi avantazhin e një goli

Pas fitores së Ballkanit flet Daja: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë por kemi avantazhin e një goli

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 në ndeshjen e parë si vendas kundër Klaskvik, e vlefshme kjo për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Përgjatë 90’ minutave lojë, golat te Ballkani i shënuan Gripshi, Korenica e Rrahmani, kurse te Klaskvik realizatori i dy golave ishte Pall Klettskard, përcjell KosovaPress.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.


Po ashtu, Daja tha se Ballkani do të ketë avantazhin e një goli, pavarësisht se ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mos të harrojmë që kemi shënuar tre gola. Jam i kënaqur me atë që skuadra ime ofroi, mendoj që duhet të ishim pak më të përqendruar në ndërhyrjet e palejueshme. E kuptojmë që do të jetë vështirë në ndeshjen kthyese, por ne shkojmë me avantazhin e një goli. Ajo që na gëzon deri më tash është fakti se kemi qenë superior ndaj çdo kundërshtari”, tha Daja.

Ndeshjen e kthimit kundër Klaskvik skuadra e Ballkanit do ta zhvillojë më datën 11 të këtij muaji në stadiumin “Injector Arena”.

Lexo edhe

Video