Pas finales, Mourinho shpërthen në lot dhe zbulon të ardhmen

Pas finales, Mourinho shpërthen në lot dhe zbulon të ardhmen

Trajneri i Romës Jose Mourinho e ka fituar trofeun e edicionit të parë të Ligës së Konferencës pasi skuadra e tij e mposhti Feynoordin në finale me rezultat minimal 1-0.

Kjo ndeshje u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania” në një atmosferë të jashtëzakonshme, transmeton KosovaPress.


Menjëherë pas ndeshjes, trajneri portugez ka folur për të ardhmen e tij ku ka siguruar se do të mbetet në krye të Romës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ne sot kemi bërë histori. Pavarësisht se do të ketë spekulime, unë do t’i refuzojë të gjitha propozimet dhe do të mbetem te Roma. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdojë këtu”, tha Mourinho në lot menjëherë pas ndeshjes.

Lexo edhe

Video