Pas dy vazhdimeve, Trepça triumfon në derbin kundër Pejës

Pas dy vazhdimeve, Trepça triumfon në derbin kundër Pejës

Ka përfunduar përballja mes klubit të basketbollit Trepça dhe Pejës, ku padyshim që ndeshja e sotme ishte ndër më të bukurat në vitet e fundit të basketbollit kosovar.

Për të caktuar fituesin në ndeshjen e sotme u deshën edhe dy vazhdime, ku në fund Trepça siguroi fitore me rezultat të ngushtë 107:102, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e sotme ishte gjysmëfinalja e dytë e play-offit, ku mitrovicasit arritën të sigurojnë edhe një fitore, kështu duke e quar në 2:0 serinë e ndeshjeve kundër Pejës.


Më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti Dardan Berisha i Pejës, i cili regjistroi plot 39 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.

Në anën tjetër, më i dalluari te klubi i Trepçës ishte Rodney Purvis, i cili regjistroi 36 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.

Rezultati final i ndeshjes është 107:105 (21:22, 25:15, 13:14, 25:33, 23:21) në favor të Trepçës.

Lexo edhe

Video