Pas Arthur, Barcelona shet edhe një lojtarë tjetër

Pas Arthur, Barcelona shet edhe një lojtarë tjetër

Shitja e Arthur te Juventusi është shoqëruar nga një tjetër largim te Barcelona, që është duke rregulluar bilancet brenda datës 30 qershor (pra sot).

Bëhet fjalë për Marc Cucurrella, futbollisti spanjoll që ishte huazuar këto sezone dhe dikur përflitej si pasuesi i Jordi Alba në krah të majtë.


Getafe ka paguar 10 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, që pikërisht te kjo skuadër ishte i huazuar me të drejtë blerje. i rritur në “La Masia”, Akademia e Barcelonas, Cucurrella largohet gjithashtu si Arthur për arsye bilanci./KosovaPress/

 

 

Lexo edhe

error: