Pas arritjes së marrëveshjes për targat, Lajçak: Uniteti BE-ShBA çelës i suksesit për Ballkanin Perëndimor

Pas arritjes së marrëveshjes për targat, Lajçak: Uniteti BE-ShBA çelës i suksesit për Ballkanin Perëndimor

Pas arritjes së marrëveshjes me tri pika lidhur me targat, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se uniteti i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është celës i suksesit për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka publikuar një fotografi të zëvendësndihmësit sekretarit amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilin e ka falënderuar për marrëveshjen e arritur në Bruksel.


“Falënderoj Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe zëvendësndihmësin sekretar amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët kaluan ditët e fundit në Bruksel, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: