Pas aksidentit tragjik, ministri i jashtëm kroat telefonon Donika Gërvallën

Pas aksidentit tragjik, ministri i jashtëm kroat telefonon Donika Gërvallën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman ka kontaktuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci e ku u përfshi autobusi kosovarë që vinte nga Gjermania.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të këtij aksidentit tragjik, ku raportohet për dhjetëra të vdekur dhe të lënduar.


“Unë fola në telefon me ministren Donika Gërvalla dhe shpreha ngushëllimet e mia për njerëzit dhe familjet e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe uroj për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar ministri i jashtëm kroat në Tëitter.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: