Pas 90 ditësh fshati Gadime bëhet me shëtitore

Komuna e Lipjanit sot filloi punimet në ndërtimi e shëtitores te pishat në fshatin Gadime.

Projekti i shëtitores që do të përfshijë rrugën, shtegun e ecjes, të biçikletave dhe ndriçim publik pritet të përfundoj për 90 ditë, dhe ky projekt do t’i kushtoj Komunës së Lipjanit 178,937,35 euro.

Gjatë përurimit, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është shprehur se ky është ndër projektet më të mira gjatë këtij viti.


“Projekti pritet të përfundoj brenda 90 ditë pune kalendarike, kështu e ka dinamikën kompania. Është një ndër projektet më të mira që i kemi sivjet, është ekskluzivisht me mjete financiarë të Komunës, përveç rrugës, shtegut të ecjes, dhe shtegut të biçikletave me ndriçim publik që fillon prej rrugës kryesore të fshatit deri lartë ku janë paraparë shtegu i ecjes dhe besoj që do përmbyllet suksesshëm në afatin e paraparë dinamik”, tha ai.

Për shitoren e cila do të jetë e gatshme pas 90 ditësh, Ahmeti tha se ka qenë mëse e nevojshme për banorët e kësaj zone.

“Për banorët e këtij regjioni është jashtëzakonisht e nevojshme sepse edhe kështu frekuentohet për ecje për shëtitje. Tashmë po ndërtojmë kushte, standarde për banorët e kësaj pjese”, tha ai./V.Neziri

Lexo edhe

Video

error: