Pas 17 xhirove, kështu duket renditja në Superligën e Kosovës

Pas 17 xhirove, kështu duket renditja në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës tashmë i ka përfunduar 17 xhiro dhe si asnjëherë më parë vazhdon të zhvillohet një luftë e jashtëzakonshme për titullin kampion.

Ballkani, Gjilani, Drita dhe Llapi janë skuadrat që assesi nuk po heqin dorë nga objektivi për t’u shpallur si më i miri në futbollin vendor për edicionin garues 2021/22, raporton KosovaPress.

Fitorja e Dritës me rezultat 1-0 ndaj Prishtinës në derbin e javës së 17-të e ka rikthyer fuqishëm skuadrën nga Gjilanin në mesin e pretendentëve për titull.

Tabelën e kryeson Ballkani me 33 pikë, i ndjekur nga Gjilani me 32, pastaj vjen Drita me 31, Llapi me 26 dhe Prishtina e pesta me 24 pikë.

Në pesë vendet e fundit renditen:


Drenica 20

Malisheva 18

Ulpiana 18

Dukagjini 17

Feronikeli 11

Lexo edhe

Video