Partitë gjermane bien dakord për koalicionin qeveritar të qendrës së majtë

Partitë gjermane bien dakord për koalicionin qeveritar të qendrës së majtë

Dhjetë ditë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare gjermane nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, partia e Të Gjelbërve dhe ajo liberale pro-biznes FDP kanë pranuar sot të nisin një “koalicion eksperimentues” qeveritar me ta.

Negociatat me partitë më të vogla qe në këtë rast kthehen në “kingmaker”, po bëjnë që kreu social-demokrat Olaf Scholz të jetë një hap më pranë postit të kancelarit gjerman.

Zhvillimi është një goditje për liderin konservator Armin Laschet, grupi i të cilit pa rezultatet më të këqija elektorale të historisë. Por Laschet tha se nuk ka hequr dorë duke thënë se janë të gatshëm për bisedime të mëtejshme.

Ndërsa kreu i partisë simotër të CDU në Bavaria, Markus Söder, e përshkroi vendimin e Të Gjelbërve dhe liberalëve FDP, si një “refuzim de facto” të një qeverie të udhëhequr nga konservatorët.

Dy partitë u renditën e treta dhe e katërta në zgjedhje dhe kanë marrë votat nga zgjedhësit e rinj. Vendimi i tyre erdhi për të pranuar negociata me të majtët e SPD, erdhi pas diskutimeve paraprake.


Aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU e drejtuar më parë nga Angela Merkel,  tërhoqi 24.1% të votave të 26 shtatorit, kurse Social Demokratët dolën fitimtarë me 25.7% të votave dhe shumicën e vendeve në parlament.

Pas 16 vjetësh qeveri konservatore me kancelaren Merkel, Söder bëri të qartë sot se “nuk ka shumë gjasa që të krijohet një qeveri pa Unionin”. Ai e quajti afrimin e ri mes tre partive një koalicion “i dritave të semaforit” duke iu referuar ngjyrës së kuqe të social-demokratëve SPD, të verdhës së liberalëve dhe aleatëve Të Gjelbër.

Ndërkohë Të Gjelbrit konsiderohen me të afërt me pikëpamjet e social demokratit Scholz, teksa thanë sot se koalicioni i tyre ka baza ideologjie.

Bashkë-drejtuesja e tyre Annalena Baerbock tha për gazetarët se është nevoja për një “fillim të ri” pasi nuk mund të përballohet një periudhë e zgjatur ngërçi. Të Gjelbrit thanë se diferencat duhet të tejkalohen dhe se kanë gjetur terren të përbashkët me liberalët pro-biznes.

Sot kreu i FDP, Christian Lindner, njoftoi pranimin e propozimit me qëllim “eksplorimin e terrenit të përbashkët për të avancuar vendin përpara”.

Ai tha se liberalët pranojnë “vlerat që forcojnë lirinë”./tch

Lexo edhe

Video

error: