Partia Liberale Egjiptiane: 500 të rinj e të reja janë të gatshëm t’i bashkëngjiten FSK-së

Partia Liberale Egjiptiane: 500 të rinj e të reja janë të gatshëm t’i bashkëngjiten FSK-së

Kryetari i Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka thënë se 500 të rinj dhe të reja të komunitetit egjiptian janë të gatshëm t’i bahskëngjitën Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai në një komunikatë për media ka thënë se për shkak se egjiptianët si komunitet nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht, kontributin për sigurinë e Kosovës do ta japin përmes angazhimit të drejtpërdrejt në ushtrinë e Kosovës, raporton KosovaPress.


“Ne Egjiptianët e Kosovës e mbështesim  Fondin e Sigurisë nga Qeveria Kurti dhe iu bëjmë ftesë secilit nga komuniteti egjiptian në Kosovë dhe diasporë që brenda mundësive të kontribuojnë në këtë fond,  mirëpo duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribuojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet egjiptian ofrojmë rreth 500 të rinj dhe të reja me edukim të avancuar për të iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Berisha.

Ai ka apeluar institucionet e Kosovës që të trajtojnë seriozisht këtë ofertë.

“Ne nuk kemi para por kemi vullnet dhe kapacitet të plotë për të qenë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të mbrojtur vendin tonë nga çfarëdo rreziku”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video