Partia e Merkel pëson debakël

Partia e Merkel pëson debakël

Bashkimi Demokristian (CDU) i kancelares Angela Merkel pësoi sot disfatë në zgjedhjet e rëndësishme në dy provinca gjermane.

Këto humbje vënë në pikëpyetje perspektivat e udhëheqësit të partisë Armin Lashset për t’u bërë kryeministër në zgjedhjet federale të shtatorit.

Zgjedhjet për organet legjislative në provincat jugperëndimore Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate filluan maratonën zgjedhore, e cila do të kulmojë me zgjedhjet federale më 26 shtator, transmeton AP.


Përveç pakënaqësisë me fillimin e ngadaltë të vaksinimit, me kufizime në koronavirus që vetëm gradualisht po lehtësohen dhe numri i të infektuarve po rritet përsëri, CDU është goditur në dy javët e fundit nga akuzat se dy ligjvënës përfituan nga një marrëveshje mbi maskat në fillim të pandemisë së koronavirusit.

Në Baden-Württemberg, Të Gjelbrit rritën avantazhin e tyre ndaj CDU konservatore nga 31.5 për qind e votave pesë vjet më parë, në 23 për qind.

Në provincën fqinje të Rheinland-Pfalzit, Partia Socialdemokrate (SPD) ishte përsëri e para me 33.5 për qind të votave, përpara CDU, e cila siguroi vetëm 25.5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: