Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht

Parlamenti Studentor po kërkon nga MASH që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Sipas tyre, rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve është i domosdoshëm, raporton KosovaPress.

Kryetarja e Parlamentit Studentor, Edona Haxhimehmeti përmes një njoftimi me shkrim ka bërë të ditur kërkesën unanime të Parlamenteve Studentore mbi formën e mbajtjes së mësimit.


“Duke marrë parasysh që MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në, ka marrë vendim që arsimi para-universitar të fillojë fizikisht nga data 19.4.2021, ne si Parlamente Studentore të Universiteteve Publike në Kosovë, vendosëm që përmes kësaj shkrese të kërkojmë që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare. Rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve në arsimin e lartë është nevojë që po shihet çdo ditë, andaj reflektimi edhe në këtë nivel të arsimit është i domosdoshëm”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se rikthimi i studentëve në universitete do të shoqërohet me respektim rigoroz të masave dhe rekomandimeve nga institucionet kompetente.

Në takimin e djeshëm të ministrit të Shëndetësisë me kryetarët e komunave, është marrë vendim që arsimi para-universitar që nga e hëna të fillojë fizikisht. /KosovaPress/

Lexo edhe

Video

error: