Parlamenti Evropian i është bashkuar thirrjeve për organizatorët e FIFA-s dhe “Katar 2022” për të ofruar kompensim për punëtorët emigrantë që u abuzuan gjatë ndërtimit të stadiumeve dhe infrastrukturës për Kupën e Botës.
Presioni shtohet nga organizatat e të drejtave të njeriut, si “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”, familjet e punëtorëve, shoqatat e futbollit dhe udhëheqësit politikë, raporton KosovaPress.
"Deputetët evropianë theksojnë se Katari fitoi procesin e tenderimit të Kupës së Botës FIFA mes akuzave të besueshme për ryshfet dhe korrupsion. Ata shprehin keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve emigrantë kryesisht në sektorin e ndërtimit që ndihmuan vendin të përgatitej për turneun, si dhe të gjithë të lënduarve", tha Parlamenti në një deklaratë.
“Duke pranuar kontributin e rëndësishëm të punëtorëve emigrantë në ekonominë e Katarit dhe në Kupën e Botës FIFA 2022, Parlamenti u kërkon autoriteteve të Katarit të kryejnë hetime të plota për vdekjet e punëtorëve emigrantë në vend dhe të kompensojnë familjet në rastet kur punëtorët kanë vdekur si pasojë e kushteve të tyre të punës.