Parku Divjakë-Karavasta, UNDP dhuron autobus elektrik për turistët

Parku Divjakë-Karavasta, UNDP dhuron autobus elektrik për turistët

Në kuadër të projektit të financuar nga UNDP Albania “Mbi qëndrueshmërinë financiare në Zonat e Mbrojtura”, parkut kombëtar Divjakë-Karavasta iu dhurua një autobus elektrik për turistët.

Lajmi u bë i ditur për ATSH-në nga drejtori i Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi.

“Ky autobus do të përdoret për lëvizjen e turistëve brenda ambienteve të parkut, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë mrekullitë që ofron Divjakë-Karavasta”, tha Koçi.


Sipas tij, nga sot ky autobus është në eficiencë të plotë.

“Çdo ditë Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta frekuentohet nga shumë vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash që tashmë orët mjedisore kanë dëshirë t’i zhvillojnë në park. Nën menaxhimin e stafit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier dhe Junior Expert nga UNDP Albania, ata marrin mbështetjen e duhur gjatë vizitës në park”, theksoi Koçi.

Gjatë katër muajve të parë të 2022 parkun e vizituan mbi 68 mijë vizitorë vendas e të huaj.(ATSH)

Lexo edhe

Video