Parkingu i Komunës së Rahovecit, pa pagesë për bashkatdhetarët
Lexohet për: 1 min.
rahovecii
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për lehtësimin e marrjes së shërbimeve për bashkatdhetarët e kësaj komune. Në këtë mënyrë, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, për t’u bërë nder dhe për të treguar respekt ndaj mërgimtarëve, ua liroi parkingun duke ua bërë pa pagesë përmes një vendimi.

Kryetari Smajl Latiti ka publikuar vendimin me të cilin parashihet t’iu lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja pa pagesë në oborrin e komunës, dhe në oborrin e ShFMU “Bekim Selishta” në Rahovec (afër objekteve komunale administrative), me automjete private që janë me targa të huaja, si dhe të atyre të marra me qira (rent a car)

Vendimi për shfrytëzimin e këtyre parkingjeve (oborreve) nga mërgimtarët hyn në fuqi më 15 korrik 2024 deri më 16 gush të këtij viti.

“Mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve, si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës", thuhet në vendim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025