Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Parisi nën presion për problemet me spitalet

Parisi nën presion për problemet me spitalet

Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat në zonë për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët Covid-19, deklaroi drejtori i saj i përgjithshëm, Aurélien Rousseau.

”Me 973 të sëmurë aktualisht në reanimacion për më pak se 1 050 shtretër në dispozicion”, deklaroi ai.


”Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, tha Rousseau për AFP.

”Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1 577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”, shtoi ai./Atsh

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: