Paris: Nga e premtja maskat të obligueshme në ambient të hapur, gjoba – 135 euro

Paris: Nga e premtja maskat të obligueshme në ambient të hapur, gjoba – 135 euro

Maskat duhet të mbahen sërish në rrugët e Parisit që nga e premtja për shkak të variantit omicron, i cili shkaktoi një shpërthim të infeksionit COVID-19 në Francë, njoftoi sot Departamenti i policisë së kryeqytetit francez.

Personat mbi 11-vjeç duhet të mbajnë maska, përveç atyre në automjete, çiklistët dhe personave të përfshirë në sport, thuhet në deklaratë.

Maskat do të jenë të detyrueshme në vendet e hapura për publikun në Paris, përveç pyjeve Boulogne dhe Vincennes dhe në aeroportet e Paris-Charles de Gaulle, Bourget dhe Paris-Orly. Hyrja në terminalet e këtyre aeroporteve nuk do të jetë e mundur për personat që shoqërojnë pasagjerët.


“Kontrollet janë intensifikuar që nga e premtja”, saktësoi prefektura.

Shkelësit përballen me gjobë prej 135 eurosh. Gjithashtu u njoftua se lokalet do të mbyllen pas orës 02:00 dhe vallëzimi ishte i ndaluar në të gjitha ambientet e hapura për publikun.

Diskotekat e mbyllura më 10 dhjetor mbeten të mbyllura për tri javët e para të janarit.  Në Paris, tubimet me alkool janë të ndaluara në vende publike. Rreth 9000 policë dhe ushtarë do të monitorojnë respektimin e këtyre masave gjatë natës së ndërrimit të motmotit.

Një numër rekord i infeksioneve me COVID-19 u regjistrua në Francë me 208.000 infeksione të reja të mërkurën.

Lexo edhe

Video