Parashutistët nga Serbia, policia del me deklaratë zyrtare

Parashutistët nga Serbia, policia del me deklaratë zyrtare

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutistë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, përkatësisht në rajonin e komunës së Podujevës.


Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare.

Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

Lexo edhe

Video