Parashikimi motit për sot

Parashikimi motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.


“Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Lexo edhe

Video