Parashikimi i motit për vikend
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell, i vranët, por mund të ketë edhe reshje të shiut.

Sipas parashikimeve, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. “Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perendimore dhe veriperendimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrefesh.”, ka bërë të ditur IHMK.

https://kosovapress.com/admin/parashikimi-i-motit-31/

Edhe të dielën parashihet të mbretërojë mot kryesisht i ngjajshëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës. “Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund  të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar.”, ka bërë të ditur instituti.

Gjatë dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

https://kosovapress.com/admin/parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme-6/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024