Parashikimi i motit për vikend

Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.


Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1  gradë  Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, është bërë e ditur në njoftim.

Lexo edhe

Video