Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Java e fundit e 2023 paraqitet  me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticiklonike të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit. Një “mini-pranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera. Në ndërrimin e mot-motit nuk parashihen reshje të asnjë forme.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.

Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen  të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Ditën e premte parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024