Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se nesër (e hënë) pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.”, ka bërë të ditur IHMK.

Të martën, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Siç ka informuar instituti, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.”, është bërë e ditur nga IHMK.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, derisa në viset përreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.”, ka informuar instituti.

Ndërsa, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e mërkurë, vetëm se në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27  gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme  e lehtë deri mesatare.”, është bërë e ditur nga IHMK.

Ndërkaq, dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së ardhshme. Parashihen vranësira të lehta dhe intervale të gjata me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalete e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.”, ka bërë të ditur tutje IHMK./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024