Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave.
“Do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave”, njofton IHK.Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.
Të premten moti do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt me shpejtësi 1-5m/s.
“Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër, duke përfshirë edhe kushtet hidrike”, thuhet në njoftim.