Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.


Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Lexo edhe

Video

error: