Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti fillimisht do të jetë me kthjellime, si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Prej orëve të mesditës nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.


Duke filluar nga orët e mbrëmjes mot me vranësira të dendura dhe në veriperëndim dhe jug ato do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 800 metër reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 15-25m/s.

Valëzimi në dete i lartë i forcës 5-7 ballë për shkak të erës jugore.

Lexo edhe

Video

error: