Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në vendin tonë parashikohet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë. Moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat në mëngjes pritet gradualisht të shndërrohen në reshje bore, sidomos drejt veriut të vendit.

Ndonëse gjatë ditës reshjet pritet të jenë të pakta dhe me karakter lokal, deri në orët e mbrëmjes e gjitha pritet të shndërrohet në borë dhe të ketë intensifikim të tyre, të cilat në zona të caktuara mund të jenë më intensive, duke krijuar edhe shtresa të pakta. Në zonat malore priten reshje më të dendura bore, ku deri në mesnatë mund të ketë 15-20 cm trashësi e re.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. Në orët vijuese të ditës e deri në mbrëmje temperaturat vazhdojnë të zbresin në shkallë vendin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024