Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Me intervale me diell fillon dita e premte në vend.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull. Ditën vranësirat shtohen, por nuk parashihen mundësi për të reshura. Mbetet mot i butë. Temperaturat minimale zbresin në 1C deri 5C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 10C e 14C.

Butë mbetet edhe përgjatë fundjave, me intervale me diell ditën e shtunë, e të dielën parashihen kushte edhe për reshje lokale shiu. Nga dita e hënë ndryshim I situatës meterologjike. Do të mbajë mot i ftohtë, e të reshurat e shiut shndërrohen edhe në borë. Nga 10C e 12C, maksimalet në fundjavë, zbresin deri në 4C e 5C, të hënën, e të martën edhe në -2C.

Ditëve vijuese koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta. Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës zbres edhe në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie kalon edhe në vlera të dobëta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024