Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
