Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Ndërsa, të dielën, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.

“Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat  e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.”, ka bërë të ditur IHMK.

Gjatë dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/moti-sot-kujdes-kontaktit-direkt-me-rrezet-e-diellit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024