Parashikimi i motit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Sipas IHMK-së, pas datës 8  korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.

“Muaji qershor u përmbyll me sasi rekorde të reshjeve në raport me mesataret e viteve tjera. Pothuaj se në të gjitha stacionet janë regjistruar mbi 100mm reshje, përpos lindjes dhe juglindjes ku kemi më pak se 100mm reshje”.

Kujtojmë se gjatë qershorit pati edhe vërshime në qytetin e Pejës, ku humbën jetën një nënë dhe fëmija i saj 5-vjeçar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024