Parashikimi i moti për pesë ditë

Parashikimi i moti për pesë ditë

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.


Sipas institutit, kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

“Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat  do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende. Temperaturat minimale do tyë lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit  nga ora 10-17. Do të fryjë  erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit. Të kujtojmë  se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt 21.06.2022 në orën 11:13”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video