Paraqitja e Xhakës kundër Francës një nga më të mirat në histori

Paraqitja e Xhakës kundër Francës një nga më të mirat në histori

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka u zgjedh lojtari i ndeshjes në fitoren kundër Francës, kështu duke i ndihmuar “Helvetikët” për të arritur në fazën e çerekfinales për herë të parë pas 67 viteve.

Mesfushori kosovar i Arsenalit, i cili është i njohur më shumë për aftësitë e tij si mesfushor shkatërrues, mbrëmë ishte i mrekullueshëm nga reparti i mbrojtjes e deri tek ai i sulmit, përcjell KosovaPress.

Xhaka kompletoi mbrëmë më së shumti pasime në fazën e sulmit, e po ashtu regjistroi edhe përqindjen më të lartë të pasimeve të gjata.

Përveç kontributit duke e orkestruar mesfushën e Zvicrës, Xhaka ishte protagonist edhe tek goli i fundit i kombëtares së tij, duke asistuar në minutën e 89’ për Gavranovic, i cili shënon për 3:3.


Pas ndeshjes, shumë tifozë e cilësuan paraqitjen e Xhakës si një nga më të mirat në histori të Kampionatit Evropian.

Edhe ish-trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, i cili e transferoi Xhakën nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali në vitin 2016, ishte i mahnitur me paraqitjen dominuese të mesfushorit të Zvicrës kundër Francës.

“Ai ishte i mrekullueshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira. Ishte ai i cili i radhiti lojtarët që do të ekzekutonin penalltitë”, tha Wenger.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur një video me disa nga momentet më të mira të Xhakës gjatë ndeshjes kundër Francës.

Lexo edhe

Video