Parandalohet kontrabanda e disa mallrave përmes autobusit

Parandalohet kontrabanda e disa mallrave përmes autobusit

Oficerët doganorë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdares në një autobus të linjave ndërkombëtare.


Në një komunikatë për media nga Dogana e Kosovës bëhet e ditur se oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin  nga njëri prej udhëtareve.

“Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishtije duke tentuar të shmangë taksat doganore. Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogram, çanta si dhe aksesorë për telefona mobil. Mallrat iu janë nënshtruar konfiskimit të menjëhershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura për kundërvajtje doganore”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video