Njoftime të ndryshme për shitjen e banesave, lokaleve por edhe ato mortore hasën në çdo rrugë të kryeqytetit. Ato vendosen në drunj e shtylla elektrike, por edhe në hapësira tjera publike. Qytetarët thonë se mungojnë tabelat ku mund të vendosën njoftimet. Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës thonë në sheshet e Prishtinës, kanë vendosur tabela në të cilat mund të vendosen njoftimet dhe se do të vazhdojnë t’i vendosin edhe në vende tjera publike.
Nga drejtoria për shërbime publike në Prishtinë, thonë se ata që nuk i respektojnë hapësirat publike mund të gjobiten.
Qytetari Xheladin Tapallari thotë se duhet të ketë pllakata të mjaftueshme dhe të mos praktikohet që njoftimet të vendosen nëpër drunjtë dhe shtylla të qytetit.
Ismet Ferati tha se në kryeqytet nuk ka parë ndonjë pllakatë për shpallje mortore dhe duhet të shtohen në çdo qytet të Kosovës, në një kohë sa më të shpejt.
Sipas Zejnullahut, drejtoria për shërbime publike do të sigurojë hapësira për të gjitha shpalljet edhe për shitje të banesave, konkurse pune ato mortore dhe çdo informatë tjetër e nevojshme për qytetarët.
Sipas qytetarëve në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për shpallje të ndryshme të qytetarëve dhe është e nevojshme të vendosen në çdo hapësirë publike.