Paraburgim për personin i cili dyshohet se ushtroi dhunë në familje

Paraburgim për personin i cili dyshohet se ushtroi dhunë në familje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.I.

I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje më 5 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Shtimes.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi se i pandehuri R.I., në shtëpinë e tyre të përbashkët, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – rejës së tij N.K.

Po ashtu  në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje lidhur me përgatitjen e ushqimit, në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike duke e korrigjuar dhe ndaluar për veprimet brenda shtëpisë, me ç` rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional.


Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 7 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.I., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I., më 5 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Shtimes, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – rejës së tij N.K., si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje lidhur me përgatitjen e ushqimit, në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike duke e korrigjuar dhe ndaluar për veprimet brenda shtëpisë, me ç` rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video