Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Para ndeshjes me Spezian Pioli merr një tjetër lajm të mirë

Para ndeshjes me Spezian Pioli merr një tjetër lajm të mirë

Ismael Bennacer thuhet se është kthyer në stërvitje dhe është i gatshëm të luajë kundër Spezias të shtunën.

Reprezentuesi algjerian kishte ethe javën e kaluar dhe u la jashtë listës së skuadrës së “Rossonerëve” për t’u përballur me Crotonen të dielën.


Sipas “Calciomercato.com”, ish-mesfushori i Empolit u kthye në stërvitjen grupore sot dhe do të ketë të drejtën të përballet me Spezian fundjavën e ardhshme, përcjell KosovaPress.

Sandro Tonali u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa Simon Kjaer pjesërisht u stërvit me ekipin.

Stefano Pioli do të jetë pa të pezulluarin Davide Calabria për ndeshjen kundër Spezias.

Lexo edhe

Video

error: